Sekreti i negociatave. Gjysma e BE-së kundër Shqipërisë së Ramës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, zbuloi disa të vërteta lidhur me debatin e zhvilluar ndër vendet e BE për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Së pari, se procesi i zgjerimit duhet të jetë i kthyeshëm, përndryshe nuk prodhon reforma të vërteta. Komisioni aktual është bërë çështje burokracie dhe jo vlerësimi real të reformave, të impaktit që kanë mbi qytetarët. Procesi që po zhvillohet aktualisht e ka humbur kuptimin dhe vlerën. Nuk prodhon më progres.

Së dyti, se nuk është e vërtetë që ka patur konsensus të gjerë gati unanim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që për Maqedoninë, pjesa më e madhe e vendeve ishte mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë ishte e kundërta. Shumica nuk mbështetën hapjen e negociatave me Shqipërinë. Duhen plotësuar kushtet. Azilkërkuesit janë një nga çështjet që kërkon trajtim më të thellë. Statusi që ka Shqipëria si vend i sigurtë nuk përputhet me numrin e lartë të kërkesave për azil, që largohen se ndihen të pasigurtë në vendin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së treti, do të kishte patur pasoja nëse do t’i hapeshin negociatat Maqedonisë së Veriut dhe jo Shqipërisë. Në Shqipëri dhe në vendet ku ka minoritet shqiptar, nuk do ta prisnin mirë ndarjen e dy vendeve dhe do të mund të ngjallte trazira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjala e plotë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?