Sekuestrimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim: SPAK dënoi kriminelët, pjesë e dosjes famëkeqe 339

Pas konfiskimit të 60 milionë eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, vjen reagimi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ambasadorja shkruan se SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion euro dhe ky është një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë. ‘‘Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”, shkruan më tej Kim.

Postimi i plotë

Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?