Sekuestrimi i pasurisë nga SPAK. Avokatët e Ylli Ndroqit: Ky është sulm politik
Avokatët e Presidentit të Yldon Media Grup, Ylli Ndoqi, kanë reaguar sot pas nisjes së hetimet nga SPAK dhe sekuestrimit të pasurive të biznesmenit të njohur.
Në një deklaratë për mediat, avokatët thanë se “Ylli Ndoqi nuk është ndaluar, nuk është arrestuar dhe as shoqëruar nga policia”.
Avokatët e zotit Ndroqi thanë për mediat se kjo e sotmja është një sulm politik, ndërsa sqruan deklaratën e e tij në polici. “Zoti Ndroqi ka qenë duke udhëtuar më mjetin e tij mercedes s600, dhe ka shkuar në polici, pasi i thanë se makina e tij do sekuestrohet, ka kërkuar vetë të shkojë në polici për të shoqëruar mjetin. Brenda 5 ditësh ne do apelojmë. Do vertetohet se pasuria e tij është e ligjshme, Zoti Ndroqi mendon se është një sulm politik “, thanë ata.
“Gjithë pasuria e Ylli Ndroqit është e ligjshme dhe kjo e faktuar me dokumente. Klienti ynë deklaron se ky është një sulm politik për shkak të një tjetër gjyqi që është në proces me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj”,- deklaruan avokatët e Ylli Ndroqit.
Drejtori i informacionit të RTV Ora dhe Ora News Brahim Shiha e quan vendim politik dhe presion për të mbyllur dy televizionet. Me të njëjtat akuza që zoti Veliaj ngre ndaj zotit Ndroqi edhe SPAK merr një nismë të tillë.
“Ky është presion politik i bërë ndaj RTV Ora dhe Ora News por gazetarët nuk do të dorëzohen pa zbardhur të vërtetën pa u ndikuar. “Brenda pak muajsh është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e së vërtetës. Dua të ndaj veprimin e avokatëve dhe gazetarëve. Avokatët do e apelojnë vendimin. Nga ana e televizionit do mblidhet bordi për të mbajtur qëndrimin e tyre por nga unë do të them një fjalë. Te jemi me të vërtetën”,- u shpreh Brahim Shima.
https://arkiva.kohajone.com/spak-sekuestron-pasurite-e-ylli-ndroqit-presidenti-i-yldon-media-group/