Sekuestrohet hotel “Vollga” në Durrës
Sekuestrohet hotel “Vollga” në Durrës nga Agjencia e Administrit të Pasurive dhe pritet që të dalë në një konferencë për të sqaruar vendimin. Sekuestrimi u kërkua nga SPAK dhe u vendos nga Gjykata antikorrupsion. Nga hetimet e 2016-ës në kuadër të ligjit “antimafia”, prokuroria për Krimet e Rënda zbuloi se Emiljano Shullazi është bërë pronar i vetëm i ish-Hotel Vollgës përmes dy akt-dhurimeve në vitin 2014.
Fillimisht atij i ishte dhuruar pjesa që zotëronte një familje me mbiemrin Kodra dhe më pas Emiljano Shullazit ka marrë në “shenjë mirënjohje” pjesën e mbetur nga një kompani arabe.
Në vitin 2011, hotel ”Vollga” kaloi në pronësi të Emiljano Shullazit, i cili prej ditësh është izoluar në regjimin special ”41-BIS”. Akoma nuk ka informacion nga autoritetet në lidhje me sekuestrimin e biznesit. Emiljano Shullazi ka një pjesë të sipërfaqes së Hotel ”Vollga”, të cilën thotë se e ka marrë me dhurim, e cila rezulton e regjistruar në hipotekën e Durrësit në emrin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

