Selami kundërshton Bumcin për mos hapjen e negociatave me BE

Mbledhja e komisionit të jashtëm u shoqërua me debate teksa opozita e kthehu diskutimin tek cështjet që sipas saj mund të bëhen pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Deputeti Aldo Bumçi ka ngritur edhe njëherë shqetësimin e mbjelljes së kanabisit ne vend dhe pasojat e tij edhe në rezultatin e Dibrës duke theksuar faktin se progres raporti i Komisionit Europian nuk mund të jetë pozitiv për Shqipërinë. Europa nuk mund të mbyllë sytë dhe të hapë negociatat – tha Bumçi

Deputeti i PD Eduard Selami, e kundërshtoi kolegun Bumçi, duke këmbëngulur se pavarësisht se shqetësimeve të pozitës për gjendjen në vend të cilat qëndrojnë, PD nuk do të bëhet pengesë për procesin e integrimit në vend duke ftuar palët për bashkëpunim dhe duke mos përsëritur gabimet e Ramës në të shkuarën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?