Selim Çekaj mbetet në burg, GJKKO “rrëzon” SPAK-un

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për ndryshimin e masën së sigurisë ndaj Selim Çekajt.

SPAK ishte tërhequr nga masa e “arrestit në burg” për 72-vjeçarin Çekajn, duke kërkuar zëvendësim me masën e “arrest në shtëpi.

Siç raportoi më herët gazetarja Klodiana Lala, SPAK arsyetonte se nga të dhënat e deritanishme nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër arsye, pse SPAK ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë, sipas Lalës është edhe mosha e thyer e Çekajt, por edhe fakti se i hetuari po mbahet prej javësh në qendrën spitalore të burgut, për shkak të problemeve të theksuara shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?