Selim Veizi humb betejën me Covid-19, Presidenti Meta: Kryefamiljar model dhe kryetar i përkushtuar
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Selim Veizi, pasi nuk e fitoi betejën me Covid-19.
Teksa vlerëson punën që la pas Veizi, si i pari kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik, thotë se udhëhoqi përmes vështirësive këtë bashki.
”Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore”,-shkruan Meta në facebook.
Postimi i plotë
Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.
Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!
I paharruar kujtimi i Tij!