Senati amerikan në selinë e PD, Basha tregon 3 çështjet që u diskutuan gjatë takimit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha priti këtë të enjte në një takim në selinë blu delegacionin nga Senati Amerikan, të cilët i shoqëronte edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Pas takimit, kreu Basha në një deklaratë për mediat tha se folën për situatën ku ndodhet demokracia në vend, si dhe bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama që Shqipëria vijon të jetë jashtë BE-së.

”Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqin në të cilin ndodhet në veçanti pas masakrës zgjedhore për të rikthyer Shqiërinën ë shinat e demokracisë. Përmes një vendi që është demokratik ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar dhe bosi i korrupsioneve, të krijojmë një klimë investimesh. Çështja tjetër ka të bëjë me rajonin për situatën e provokuar nga ministri serb për të përforcuar për të ndalur kundërvënien e forcave joperëndimore, për stabilititetin paqen dhe ruajtjen e paqes në Kosovë dhe njohjen e këtij vendi. Miqtë u interesuan për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe për mosfunksionin e krijuar nga autokratët e Ballkanit. Janë fajtorët e vetëm për harxhimin e kaq shumë shamapnjë kur jemi jashtë Evropës”.

Delegacioni i Senati Amerikan përbëhet nga të senatorët Robert Karem, Paul Groce, Mike Levine, Alex MacFarlane dhe Tobei Arai, të cilët u pritën nga nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku. Kjo është vizita e parë e një delegacioni amerikan me Lulzim Bashën në selinë blu që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Sali Berishës.

SHKARKO APP