Senatori i njohur amerikan mbërrin në Tiranë, pritet nga Yuri Kim

Senatori amerikan nga Montana, Steve Daines ka ardhur në Tiranë, në kuadër të një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Selia diplomatike në Tiranë jep lajmin dhe thotë se Daines do takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Ai është takuar me ambasadoren Yuri Kim, dhe më vonë pritet të takojë kryeministrin Rama, presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë. Gjithashtu, senatori Daines do vizitojë dhe Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO.

“Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet me Ambasadoren Yuri Kim, Kryeministrin Rama, Presidentin Bajram Begaj, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë politikë.

Senatori Daines do vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin.

Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, Komitetin për Çështjet Bankare, Strehimin dhe Çështjet Urbane, Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

SHKARKO APP