Senatori italian: Mafia shqiptare do të jetë një nga mafiet më dominuese të Evropës

Kryetari i Komisionit Parlamentar Antimafia në Itali, Senatorin Nicola Morra nënvizon luftën kundër mafias për të cilën pranon se nuk ka vullnet.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, Morra e cilëson si mafian shqiptare si ajo që do të jetë  më dominuesja e Evropës. Intervista u mor nga gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi.

Ora News- Senator faleminderit për mundësinë në mes të një dite kaq të vështirë për qeverinë e parlamentin italian (sot vazhdojnë konsultimet politike pas dorëheqjes së Contes).

Senator qëllimi i kësaj interviste bëhet në fokusin e zhvillimeve të fundit të mega operacionit antimafia që përfshiu Italinë e Shqipërinë. Cilat janë raportet, informacionet analizat e komisionit që ju drejtoni mbi aktivitetin e grupeve kriminale shqiptare.

Kryetari i Komisionit Parlamentar Antimafia, Senator Nicola Morra: “Për fat të keq nuk ka vullnet për të kuptuar rrezikshmërinë e fenomenit mafioz, sa në Itali e më lejo të shtoj dhe në vendet e tjera të botës e të Evropës. Mafiet siç ka nënvizuar një prokuror i madh sicilian, Rocco Chinnici,  i ekzekutuar pothuajse 40 vite më parë synojnë të grumbullojnë kapitale, pasi me paratë mund të nënshtrojnë botën, sipas dëshirave të tyre.

E këtë e bëjnë duke dhunuar e shkelur rregullisht rregullat, të drejtat, respektin ndaj njerëzve. Por për fat të keq, kapitalet joshin të gjithë, e kjo bën që mafiozët që janë inteligjentë, që krimet i kryejnë në territorin kalabrez, përfitimet e këtyre krimeve i transferojnë në Holandë, në Amerikën e Jugut, në Afrikë, me mundësitë për të nxjerrë më shumë fitime.

E kjo bëhet akoma më e vërtetë për një vend si Shqipëria që prej pak kohësh ka fituar demokracinë, e që sipas studimeve kriminalistike rreth 1/3 e prodhimit të përgjithshëm bruto vjen nga kultivimi e tregtimi i marijuanës, e nënvizoj shumë operacione që kapërcejnë kanalin e Otrantos e të gjithë Adriatikun, pasi shumë trafiqe kryhen përmes Adriatikut duke sjellë atë lëndë të parë nga Shqipëria, drejt tregut të fuqishëm italianë, gjë që ka bërë që shqiptarët të kenë lidhje të ngushta me puliezët, kalabrezët.

E për më tepër shqiptarët kur u strukturuan si kartelë (droge), si organizim kriminal mafioz morën përgjegjësinë për të menaxhuar tregjet e shumta të shitblerjes së drogës.

 Është mafie e aftë të kërcënoj, për karakteristika e saj antropologjike. Kush është mësuar të jetoj në kushte ekstreme, është i aftë të kryej dhe veprime ekstreme, pra kush është mësuar me një jetë të vështirë e të egër është gati t’i kërkoj vetes të kryej dhe akte e veprime dhune që të tjerët nuk mund t’i bëjnë.

Mafia shqiptare sipas gjykimit të disa Prokurorëve më të rëndësishëm të Antimafias  Italiane, do të jetë një nga mafiet më dominuese të Evropës. E duhet marrë parasysh dhe ai fenomen migrator i shumë shqiptarëve që ndodhen në shumë anë të botës, E duhet të jetë e qartë që kjo nuk do të thotë të kriminalizosh shqiptarët, pasi të njëjtën gjë kemi jetuar dhe ne italianët. Por është e vërtetë që mafiet kanë sukses aty ku mbizotërojnë qëndrimet mafioze.

Mafioz do të thotë të pranosh duke iu dorëzuar mbizotërimit të të fortëve, mos të luftosh për të mbrojtur të drejtat e tua, impenjimi i pakët ndaj ndryshimit. Shoqëritë që pranojnë këto karakteristika të dorëzimit e papërshkueshmërinë ndaj kulturave e qytetërimeve të ndryshme janë shoqëritë ku linjëzohet harta mafioze.

Mafia kalabreze” Ndrangheta” është mafia e bazuar në lidhjet e gjakut, pra nga lidhjet për së njëjtës familje, e kultura e gjakut, kaq e rëndësishme për të krijuar këto organizime, ka influencuar territorin mesdhetar ku ndodhet dhe Shqipëria.

Duhet të kryhet një betejë kulturore, për të ndryshuar mentaliteti duhet shumë  kohë e investime në shkollë, në institucione, në kulturën e respektit reciprok.

SHKARKO APP