Serbia, notë protestë për deklaratën e Ramës
Ministria e Jashtme serbie i ka dërguar një notë proteste ambasadorit shqiptar në Serbi.
Nota e protestës ka të bëjë me deklaratën e Ramës në një intervistë për Baton Haxhiun. “Sjellja e Ramës është e papranueshme. Ai po vijon serinë e provokimeve”, lexohet në letrën e shtetit serb.
Sipas tyre kjo deklaratë cënon marrëdhënien midis dy shteteve dhe pikëpamjet e Ramës janë të papranueshme. Rama kishte deklaruar në intervistë se bashkimi i shqiptarëve është i paevitueshëm.