Serbia rrëmben tre policë të Kosovës, Albin Kurti: Hakmarrje për arrestimin e kriminelit Lune

3 policë kosovarë janë rrëmbyer nga ana e forcave speciale serbe. Kryeministri Albin Kurti thotë se policët kanë qenë 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës, ndërsa forcat serbe kanë kaluar kufirin. Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të 3 efektivëve të policisë së Kosovës, ndërsa thekson se kjo lëvizje e Serbisë është bërë si hakmarrje për arrestimin në Kosovë të Millun Millenkoviq, një nga organizatorët e dhunës ndaj KFOR-it në veri.

Postimi i plotë

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit. Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?