Sërish dhunë në protestën e opozitës në Prishtinë (foto)

Sërish përplasje mes protestueseve të lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera opozitare me policinë në qendër të Prishtinës. Protestuesit janë tubuar para selisë së qeverisë duke kërkuar shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviç dhe votimin e ligjit për Trepçën. Protestuesit kanë filluar të shtyhen me policinë dhe ta gjuajnë atë me mjete të forta, raporton Express. Ndërkohë, Policia e Kosovës po u bën thirrje që ta mbajnë rendin. Në anën tjetër, folësit kanë filluar që gjithashtu të kërkojnë heqjen e barrikadave që policia i ka vendosur rreth ndërtesës së qeverisë. Protestuesit kanë filluar t’i marrin barrikadat me vete. Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

SHKARKO APP