Sërish lëkundje tërmeti në Elbasan, ja sa ishte magnituda

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e së dielës në Elbasan.

Pas lëkundjes së parë, e cila sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, ishte me magnitudë 3,9 rihter dhe epiqendër rreth 9 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.

Një tjetër tërmet më i lehtë, me magnitudë 3 të shkallës rihter është regjistruar me të njëjtën epiqendër. Pavarësisht magnitudës relativisht të ulët, qytetarët janë shprehur se lëkundjet kanë qenë të forta, por fatmirësisht nuk kanë zgjatur shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?