Sërish tensione në Kosovë, rikthehen bllokimet e rrugëve

Kur u pa që barrikadat u hoqën pas shumë e shumë takimesh, tensionet në Veriun e Kosovës u rikthyen këtë mbrëmje.

Dy persona, një prej të cilëve i mitur kanë mbetur të plagosur në Drajkovc të Shtërpcës pasi u qëlluan me armë nga një makinë në lëvizje. Sipas Policisë së Kosovës, dy serbët kanë qenë duke ecur në zonën e Shtërpcës teksa nga një makinë që po qarkullonte në drejtim të Ferizajt është qëlluar me armë zjarri.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që autori u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Rruga që çon për në Shtërpcë është e bllokuar nga të dy drejtimet e lëvizjes, ndërkohë që autori u arrestua pas disa orësh.

SHKARKO APP