Servet Pëllumbi: Berisha, kërkon një ’97 të dytë

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka reaguar ashpër pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga salla e parlamentit, ftoi shqiptarët që të rrëmbenin armët kundër rendit kushtetues.

Ai ka deklaruar për ‘Shqiptarja.com’ se, Sali Berisha kërkon një ‘97 të dytë, për të mbuluar të gjitha krimet ekonomike dhe njerëzore që ka konsumuar, gjatë karrierës së tij politike. Sipas tij, destabilizimi i vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën.

Pëllumbi i bën thirrje Prokurorisë shqiptare që të thërrasë urgjent Sali Berishën, për konsumimin e veprës penale, të thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një thirrje antikushtetuese. Është një vepër penale, sepse është thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues. Prokuroria duhet ta thërrasë urgjent dhe ta marrë të pandehur. Kërkon të destabilizojë vendin. Kërkon një ’97 të dytë për të mbuluar krimet e tij. Çështja e destabilizimit të vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën, për të mbuluar krimet që ka bërë. Është përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë”, thotë Servet Pëllumbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë e lexon thirrjen e Berishës si një paralajmërim, për luftë civile.

Prandaj ai shprehet se institucionet e shtetit duhet të vihen menjëherë në lëvizje, ndërsa prokuroria është në provë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?