Servet Pëllumbi: Forumet nuk funksionuan në PS, deputetët nuk u pyetën

 

Profesori i të majtës, Servet Pëllumbi, nuk duket shumë optimist për të majtën në këto zgjedhje.

Duke folur për revistën JAVA, ai shprehur rezerva për mënyrën se si janë përzgjedhur kandidatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se shpreson tek një instinkt vetëmbrojtës i PS për të fituar zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në rastin më të mirë pyeten deputetët, të cilët rrallë, për të mos thënë asnjëherë, nuk konsultohen me zgjedhësit e tyre, duke u justifikuar se tani nuk janë deputetë zonash.

Organizatat, kryesitë dhe asambletë në PS nuk u pyetën si duhet as për kandidaturat e 61 Bashkive të ardhshme. Mungon transparenca dhe kjo ka shkaktuar probleme serioze në raportet e qendrës me bazën e partisë.

Mbetet për të shpresuar tek ‘instinkti vetëmbrojtës’ i PS dhe elektoratit të saj, masiv dhe të qëndrueshëm”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?