Servet Pëllumbi: Sot shumë socialistë janë të pakënaqur e të pavlerësuar

Servet Pëllumbi thotë se shumë socialistë sot janë të pakënaqur me PS-­në, pasi ndihen të lënë pas dore nga kjo e fundit.

Ai shprehet se këto pakënaqësi i ka shprehur në Asamblenë e së shtunës.

“Nga kontantet që kam pasur, kamë parë se janë të pakënaqur, të papunë dhe të pavlerësuar. Ka një lloj pakënaqësie të akumuluar brenda Partisë Socialiste ngaqë një pjesë e anëtarësisë së saj mendon se është lënë pas dore nga lidershipi”, thotë Pëllumbi për “Panorama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej, ai ndalet edhe tek debati i ngritur nga Blushi, për çështjen e kryetarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendoj se debati që po zhvillohej në asamble po zhvendoste prioritetet. Çështjen e mandatit të kryetarit nuk mund ta zgjidhte ajo asamble. Prioritet për ne sot është hapja e fushatës zgjedhore në mënyrë kapilare në të gjithë strukturat e partisë. Kam besimin se kongresi i janarit do të gjejë modalitete për t’i dhënë zgjidhje çështjes së mandatit të kryetarit”, shprehet ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?