Sesioni i OKB-së, Bushati niset drejt SHBA-ve

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati niset për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite ministri Bushati do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me homologë dhe personalitete nga disa vende mike dhe partnere.

Në këtë kontekst, ministri Bushati do të marrë pjesë në punimet e disa Ministerialeve, si ai i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike, në atë të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Jug-lindore (SEECP), në darkën trans-atlantike të organizuar nga Sekretari Kerry, si dhe në takimin e Ministrave të rajonit me praninë e Komisionerit Hahn.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, në kuadër të punimeve të Sesionit të 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri Bushati do të marrë pjesë në aktivitetin “Lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”, që organizohet nga Shqipërianë bashkëpunim me SHBA-të, Vatikanin, Jordaninë dhe UNESCO-n, si dhe në takim me drejtues dhe anëtarë të Komitetit Amerikano-Izrealit që jeton e vepron në SHBA. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Bushati do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues dhe shoqata të diasporës shqiptare që jeton dhe punon në Boston dhe Nju Jork.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?