Sezoni i ri parlamentar, Alibeaj takim me disa deputetë. Berisha nesër mbledh Kryesinë

Enkelejd Alibeaj dhe deputetët që e përkahin atë janë mbledhur në një takim informal në një prej hoteleve të Kryeqytetit. Në këtë takim mësohet se kanë qenë rreth 20 deputetë të grupit parlamentar.

Por nga ana tjetër, nesër në mesditë kryetari demokrat, Sali Berisha mësohet se do të mbledhë kryesinë e PD-së në selinë blu për të diskutuar lidhur me aksionin politik.

Grupi parlamentar edhe në këtë sesion parlamentar do të shfaqet i ndarë, kjo pasi pavarësisht negociatave, bashkimi i dy kampeve demokrate është larg.

SHKARKO APP