Sezoni turistik, Rama: Rruga e vjetër e Fierit e rehabilituar plotësisht, alternativë më shumë për udhëtarët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga rruga e vjetër Fier-Vlorë, e rehabilituar plotësisht, sipas parametrave më të mirë.
Rama shprehet se hapja e aksit të rrugës së vjetër Fier-Vlorë është tashmë një alternativë më shumë për udhëtarët, në pikun e sezonit turistik të këtij viti.
“Rruga e vjetër e Fierit, e rehabilituar plotësisht, është tashmë një alternativë më shumë për udhëtarët, të cilët janë të shumtë gjatë pikut të sezonit turistik”, shkruan Rama.
Hapja e kësaj rruge për qarkullim i jap një frymëmarrje të madhe zonës nga Fieri e deri në Vlorë.