Sezoni turistik/ Rama: Stacionet e ankorimit për mjetet lundruese, thelbësore për sigurinë në det

Gjatë sezonit turistik të këtij viti, në çdo bashki bregdetare të vendit do ketë stacione të përcaktuara ankorimi për mjetet lundruese, me qëllim ekonomik dhe turistik. Kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një masë thelbësore për sigurinë në det.

“Vazhdojmë përgatitjet e sezonit turistik veror, ku shumë të rëndësishme janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese me qëllime turistike dhe argëtimi, si masë thelbësore për sigurinë në det”, tha ai.

Sipas Ramës “çdo mjet i tillë detar do ta ketë të përcaktuar korridorin e lëvizjes dhe vendin e ankorimit”. “Aplikimet për menaxhimin e përkohshëm të stacioneve të ankorimit për çdo bashki janë hapur sipas një procesi transparent të koordinuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit”, theksoi ai.

Ky është viti i parë që në bashkitë bregdetare të vendit, si Vlora, Saranda, Himara, Durrësi, Lezha etj., do të ketë stacione të ankorimit dhe bregëzimit për mjetet lundruese.

SHKARKO APP