Shabani: Do të dorëzojmë në SPAK dosje për pronat publike që u janë dhënë oligarkëve

Endri Shabani thotë se partia që drejton po bën gati 2 dosje për t’i dorëzuar në SPAK lidhur me pronat publike që u jepen atyre që ai i quajti ‘oligarkë’.

“Ne kemi një model tjetër të të bërit opozitë. Përmes denoncimit të aferave të kësaj qeverie, jemi duke përgatitur aktualisht 2 dosje që kanë të bëjnë me pronat publike që u janë dhënë oligarkëve të cilat janë simbolikë sesi vijon të vidhet çdo ditë Shqipëria dhe pasurohet një grup i vogël njerëzish.

E dyta, mënyrë e jona, është përmes propozimeve të caktuara politike, përmes rolit në këshillat bashkiakë. Secili zgjedh mënyrën e vetë të të bërit opozitë”,-tha Shabani.

SHKARKO APP