Shaip Kamberi sërish deputet në Serbi, Presidenti Begaj: T’i shërbejë shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Shaip Kamberi ka arritur që të sigurojë sërish mandatin e deputetit në parlamentin serb, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën një ditë më parë.

Presidenti Bajram Begaj e ka uruar për këtë fitore. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se roli i tij duhet t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.

”Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë. Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë! Suksese”,-shkruan Bajram Begaj.

SHKARKO APP