Shalsi: Me Veliajn Tirana do të shohë punë, vepra e shërbime të mira
Deputeti i PS-së dhe ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, është i sigurt se Kryeqyteti do të ndryshojë pas 21 qershorit, me zgjedhjen e Erion Veliajt si Kryebashkiak. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Shalsi thotë se nën drejtimin e Veliajt Tirana do të shohë, pas shumë vitesh, punë dhe shërbime të mira.
“Nga 21 qershori qytetarët e Tiranës, për herë të parë pas shumë vitesh, nuk do të dëgjojnë më qaramanë apo justifikime për mosbërjen e punëve, dhe as sherre apo përplasje politike pushtet vendor-pushtet qendror por, do të shohin projekte, punë, vepra dhe shërbime më të mira. Ky do të jete rezultati i fitores së Erion Veliajt”, shkruan Shalsi.
KOHA JONË SONDAZH

