Shaqiri: Kryeministri në largim e ka shndërruar Shijakun dhe Durrësin si shesh xhirimi për cirkun dhe propagandën e tij

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës, Bahri Shaqiri deklaron se Kryeministri në largim e ka shndërruar Shijakun dhe Durrësin si shesh xhirimi për cirkun dhe propagandën e tij.

“Kryeministri në largim e ka shndërruar Shijakun dhe Durrësin si shesh xhirimi për cirkun dhe propagandën e tij.

Asnjë pallat i rindërtuar në Shijak .

Swiss Digital Desktop Reklama

ZERO ZERO ZERO nga  18 pallatet që duhen rindërtuar

Swiss Digital Mobile Reklama

E vetmja gjë që ka bërë “Rilindja” në Shijak, siç i shikoni në foto, është abuzimi me mbetjet inerte që i ka shpërndarë tek miqtë e qeverisë dhe bashkisë për të ndërtuar shtesa parkingu, karburanti, rrugë private, apo duke i lënë e hedhur në anë të rrugëve dhe autostradës duke i ndëshkuar dyfish banorët e Shijakut, duke i lënë pa strehim e duke u rrezikuar shëndetin me mbetjet inerte.

Më 25prill do nisë rindërtimi i vërtetë, i prekshëm dhe transparent i Shijakut Durrësit e mbarë Shqipërisë”, deklaroi në reagimin e tij Bahri Shaqiri. përfaqësuesi i LSI Durrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?