SHBA furnizon Serbinë me 66 automjete të blinduara

Ushtria e Serbisë ka marrë nga SHBA 66 automjete të blinduara Humvee (HMMËV – High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle).

Për këtë ka njoftuar vetë ambasada amerikane në Beograd.

Në faqen e Instagramit të Ambasadës Amerikane në Serbi, shkruhet se automjetet ndodhen në kazermën në Pançevë dhe do të përdoren ndër të tjera edhe për qëllime të pjesëmarrjes në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Këto nuk janë vetëm automjete amerikane, ky është një standard i NATO-s. Kur sheh se me kë është dislokuar ushtria serbe në misione paqeruajtëse, dhe partnerë në Liban janë Spanja dhe Italia, dhe në Sinai janë SHBA-të, ajo që kemi të përbashkët është standardi i NATO-s. Posedimi i automjeteve të tilla i mundëson Serbisë që të jetë pjesë e çdo misioni paqeruajtës nëpër botë, të reagojë shpejt, si dhe të dislokohet krah për krah me partnerët e saj”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?