SHBA i jep Shqipërisë 5 milion dollarë, Palmer: Do të shkojnë për ata që kanë më shumë nevojë, monumentet kulturore dhe qendrat shëndetësore
SHBA ka dhënë 5 milion dollarë grant për Shqipërinë ku do të ndahen në 3.9 për familjet që kanë më shumë nevojë, 800 mijë dollarë për monumentet e kulturës të dëmtuara si dhe 600 mijë dollarë nëpërmjet Kryqit të Kuq për qendrat shëndetësore, mjekësinë dhe qendrat e emergjencave civile.
”Shpreh mbështetjen dhe vlerësimin për Edi Ramën. SHBA ka qenë gjithmonë përkrah Shqipërisë. Zanafilla e miqësisë sonë është prej Konferencës së Versajës kur Presidenti Uillson u ngrit për të mbrojtur Shqipërinë. Ne ishim aty në vitin 1991 kur erdhi demokracia.
Ne kemi tre faza, reagim, rindërtim dhe minimalizim i rrisqeve. Ne fillimisht dhamë një ndihmë të shpejtë prej 800 mijë dollarë. Qeveria e SHBA jep 3.9 milion dollar Shqipërisë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse për të shkuar për ata që kanë shkuar më shumë nevojë dhe në mënyrë të drejtë .
800 mijë dollar për monumentet e kulturës në Durrës, Tiranë dhe Prezë. Më pas do të japim edhe 600 mijë dollarë dhe për Kryqin e Kuq për qendra shëndetësore dhe emergjencat.”- tha Matthew Palmer gjatë Konferencës së Donatorëve.