SHBA kërkoi pastrimin e listave, Besnik Mustafaj: Mesazh i qartë për mazhorancën, jo opozitën

Ish-ministrin e Jashtëm, Besnik Mustafaj e ka cilësuar thirrjen e ambasadores së SHBA, Yuri Kim për të hequr nga lista zgjedhore kandidatët e korruptuar, si thirrje për mazhorancën dhe jo opozitën.

I ftuar në ABC, Muastafaj është shprehur se ky ishte një mesazh i qartë për qeverinë, pasi opozita ka 8 vite që nuk është në pushtet.

“Qëllimi i ambasadores amerikane nuk është për ato që janë të konfirmuar të tillë dhe ajo nuk jep urdhra as KQZ-së, thjesht vënë në dukje problematike. Ligji i dekrimalizimit është bërë para 7 vitesh por sërish në zgjedhjet e 2017 PS-ja futi sërish njerëz të kriminalizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk besoj se Edi Rama nuk ka pas informacion që të mos fusë në listë persona të kriminalizuar dhe po ashtu në listën e kryebashkiakëve në 2019 dhe mesazhi i ambasadores më shumë është më shumë për mazhorancën jo për opozitën që ka 8 vite jo në pushtet”, ka thënë Mustafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?