SHBA paralajmëron Shqipërinë: Kina, tigër që ha “kokat” e aleatëve të NATO

Gjenerali amerikan, Michael Barbero gjatë një takimi në Tiranë, ka përsëritur faktin se Shqipëria ka vetëm dy rrugë: të shkojë me Perëndimin ose Kinën.
Barbero e quajti Kinën një nga kërcënimet afatgjata jo vetëm për SHBA por dhe për të gjithë aleatët, miqtë, dhe Shqipërinë, duke e metaforizuar marëdhëien e Kinës me miqtë e SHBA, me atë të vajzës dhe tigrit.

Unë i thashë ministrit se ju keni një zgjedhje për të bërë ose aleat me SHBA e perëndimin ose me Kinën e ai më tha s’ka problem ne mund t’ia dalim me Kinën. Prandaj po ju tregoj historinë e gruas, e cila i buzëqeshi tigrit dhe ai e hëngri. Ju mendoni se mund t’ia dilni mbanë Kinës tani, por Kina është tigri dhe do të hajë shumë nga miqtë tanë. Buzëqeshja nuk ishte më e vajzës, por e Tigrit e hëngri atë“,- tha gjenerali amerikan.
Duke folur në një konferencë në Tiranë për tensionet në Lindjen e Mesme ai sulmoi edhe më tej rrjetin 5 G, duke thënë se nëse merret nga Kina, ai do të jetë kërcënim, pasi mund të spiunohet. “Investimet e Kinës mund të duken mjaft të favorshme tani, por nëse i shohim në një prizëm afatgjatë janë dëmtuese për vendin. Momentalisht kemi problem terrorizmin, por në plane afatgjate janë investimet kineze, një problem kryesor. Vendi juaj ka avantazhe të jashtëzakonshme, në forcat e punës. Të gjithë jemi të interesuar ta çojmë këtë vend përpara. Nëse sjellim bizneset amerikane këtu, forcojmë demokracinë e Shqipërisë”, u shpreh Barbero.

Gjenerali tha se disa vende në rajon duhet të vendosim nëse janë në anën e Kinës, apo atë të SHBA-së. Sipas tij, Shqipëria duhet të përqendrohet tek thithja e investimeve perëndimore.  “Ju kërkoj të mendoni për çështje mjaft të rëndësishme. A i ka marrë Shqipëria të gjitha hapat e duhur për të tërhequr investimet perëndimore, a i ka marrë të gjitha hapat për të luftuar krimin, a ofroni ju garanci ligjore për investitorët e huaj? Duhet t’i mendoni të gjitha këto çështje, çfarë mund të përmirësoni. E di që po kaloni një periudhë mjaft sfiduese të reformës në sistemin gjyqësor, por ju i keni të gjitha kapacitetet për të ecur përpara”, shtoi gjenerali Michael Barbero.

SHKARKO APP