SHBA: Përshdëndesim angazhimin e Bashës për reformën zgjedhore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë përshëndesin qëndrimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për angazhimin e PD-së në realizimin e reformës zgjedhore.
Përmes një reagimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së nxit edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.”, thekson Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
“Ne mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim të shohim edhe liderët e tjerë të shfaqin udhëheqësi të ngjashme.” @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/fifEHSiEYv
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 22, 2020