SHBA-të të interesuara për kanabisin shqiptar të Koço Kokëdhimes
Deputeti Koço Kokëdhima hodhi për herë të parë idenë e legalizimit të kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore, çka sipas tij, do të sillte përmirësimin e ekonomisë shqiptare dhe do të hapte shumë vende të reja pune.
Kokëdhima u shpreh se ka lobuar për një gjë të tillë në SHBA, dhe prej andej ka ardhur një përgjigje pozitive. Interes i madh është shprehur nga kompanitë e ligjshme të tregtimit të kanabisit në SHBA, si “Mentor Capital Inc.”, “Cannabis Sativa Inc.” dhe “mCig”.
Ja çfarë shkruan “GlobeNeësëire” në artikullin e saj rreth çështjes së legalizimit të kanabisit:
“Të premten (3 prill 2015), në mediet ndërkombëtare u dha lajmi se një përpjekje për bashkëpunim ka nisur që dy vjet më parë mes Komitetit të Çështjeve Euroziatike në Kongresin Amerikan, Parlamentit shqiptar dhe disa organizatave ndërkombëtare për të mbështetur prodhimin dhe eksportin e nënprodukteve të kanabisit nga Shqipëria në SHBA, në përpjekje për të ulur trafikun e paligjshëm të drogës dhe nxitur ekonominë shqiptare. Ky lajm do të ishte shumë i rëndësishëm për kompanitë e ligjshme të tregtimit të kanabisit në SHBA, si “Mentor Capital Inc.”, “Cannabis Sativa Inc.” dhe “mCig” etj”.
“GlobeNeësëire” shpjegon se një tregëti e tillë është e pamundur me Kandanë por shtetet amerikane si Kolorado, Alaska, Uashingtoni dhe 12 të tjera, mund të jenë përfituesit e mëdhenj, për shkak se në këto shtete ky produkt lejohet të tregëtohet.
“Megjithatë, kjo gjë madhore nga Ballkani, për fat të keq, nuk do të ndikojë në fqinjin verior të Amerikës (Kanada), për shkak të politikave ndaluese të prodhimit nga kërpi të vajit, farës dhe produkteve ushqimore. Vaji i kanabisit nga Shqipëria, i njohur për cilësi të lartë dhe kosto të ulët, mund të jetë një mundësi e madhe për ata që jetojnë në Kolorado, Alaska, Uashington apo në 12 shtetet e tjerë të SHBA-së, ku ky produkt është i ligjshëm për t’u tregtuar dhe konsumuar.
Nga ana tjetër, ligjet aktuale të Kanadasë i detyrojnë pacientët që vuajnë nga epilepsia, problemet mendore, kanceri i lëkurës dhe sëmundje të tjera të lidhura me këto që të gjejnë zgjidhje për kurimin e tyre në disa vende në Shtetet e Bashkuara, ku nuk kërkohet një leje për të konsumuar kanabis për qëllime të trajtimit mjekësor. Shumë shtete në SHBA janë duke ndryshuar ligjet lidhur me nënproduktet mjekësore që derivojnë nga kanabisi, si vaji i kanabisit, që përdoren si medikamente për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga epilepsia”, shkruan kompania amerikane me qendër në Los Angeles.