SHBA uron Kurban Bajramin, mesazh politikës: Duhet reflektim
Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë, që festojnë sot Kurban Bajramin.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada e SHBA shprehet se kjo ditë ofron një mundësi të re për të reflektuar mbi angazhimin e përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, thuhet në mesazhin e SHBA.