Shefi i ri i Policisë së Krujës zbret në terren, fton qytetarët të denoncojnë pa frikë
Pas shkrirjes dhe dërgimit të një ekipi të ri në Komisariatin e Krujës, mësohet se dhjetë grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë vijojnë të kontrollojnë cep më cep Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës.
Shefi i Komisariatit të Policisë Krujë, Kreshnik Alimadhi thotë se aktualisht është mbyllur faza e 29-të e operacionit dhe gjatë kësaj faze janë asgjësuar rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, si dhe është vënë në pranga 1 shtetas.
“Tashmë Policia e Krujës, me ristrukturimin e ri, ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe burimet njerëzore për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmëritë, dhe në këtë kontekst ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, duke denoncuar në numrin 112, çdo paligjshmëri”,-tha Alimadhi.