Shefja e OSBE-së takime në selinë e PS, Gjiknuri: Procesi zgjedhor sipas standardeve më të mira

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka zbardhur takimin me shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, Audrey Glover në selinë e PS.

Gjiknuri nënvizon se mbarëvajtja e procesit zgjedhor që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ishin temat qendrore të diskutimit.

“Selia e Partisë Socialiste ku bashkë me Kryeministrin, Edi Rama dhe Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilluam një takim me shefen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit, Audrey Glover. Mbarëvajtja e procesit zgjedhor që u realizua edhe njëherë sipas standardeve më të mira dhe reflektimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ku vijon puna në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ishin temat qendrore të diskutimit”, shkruan Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?