”Shefja e SHISH-it iku në Serbi”, Rama për Berishën: Kërkon dhe budallai të përfitojë nga situata

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të bëra nga Sali Berisha, i cili tha se shefja e Shërbimit Sekret Shqiptar, Vlora Hyseni ka udhëtuar drejt Beogradit, duke vënë në rrezik sigurinë e Kosvës. I pyetur në lidhje me këto akuza në emisionin “Opinion”, Rama tha se kjo është si të hedhë një budalla një gur në lumë, duke hedhur kategorikisht poshtë deklarata e ish-kryeminsitrit. Për të Berisha mendon se mund të përfitojë nga situata në Kosovë.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Shefja e Shrbimit Sekret Shqiptar a ndodhet në Beograd, dhe a ka qenë për një mision të gjatë në Beograd, është e vërtetë apo jo?

Rama: Hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Në këtë rast budallai është edhe i ligë, hedh një gur në lumë se do edhe ai të përfitojë nga kjo situatë sipas mendjes së tij dhe në emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet pyetje mua, ky është dhe qëllimi i budallait.

Fevziu: A është e vërtetë apo jo?

Rama: Sigurisht që jo.

SHKARKO APP