Shefqet Kastrati, njeriu që bëri epokë në zonat shqiptare, Shqipëri-Kosovë dhe Maqedoni

Nga Lindita Kokoli

Të flasësh për njerëzit e biznesit mënjëherë krijohet përceptimi publik se “shkroi për një oligark”! Por bota e biznesit rregullon dhe rrotullon botën. Ata investojnë, punësojnë. Nuk themi për ata që shtetin e kthejnë në thes parash për vete.

Ata janë botë tjetër!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefqet Kastrati është pronar i “Kastrati Group” dhe llogaritet si njëri ndër personat më të pasur në Shqipëri. Investimet e Kastratit shtrihen në Shqipëri-Maqedoni dhe Kosovë. Dhe jo vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai në kuadër të Kastrati Group ka edhe bizneset Kastrati SHA,  Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj. Por përveç këtyre ka blerë dhe investuar në turizëm, hotele me 5 yje. Në aeroporte po shkëlqen me investime, ndonëse stafi pranë tij tregojnë se është shumë i kujdesshëm në menaxhimin e aeroportit të Rinasit dhe atij të Kukësit.

Kulla më e lartë që po ndërtohet në Shqipëri ka vulën KASTRATI. Dhe nuk e ka marrë rrotull sheshit “Skënderbej” që t’i zinte frymën qytetarëve, por diku përballë Katedrales Katolike dhe Xhamisë së Madhe, një simbiozë interesante.

Çeti, siç e thërrasin shkurt, nuk është njeri mediatik dhe nuk i pëlqen të dalë me shpoti se “unë po bëj histori në biznes”. Fjalëpak, babaxhan dhe i përkushtuar ndaj punonjësve të tij.

Ky është biznesmeni që duhet dhe jo ata që marrin zvarrë shtetin për interesa meskine private.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?