Shehaj: Vota për PD do jetë masive, elektoratit gri e socialistëve u ka ardhur në majë të hundës Rama
Kandidati për deputet i gjashti në listën e PD-së në Tiranë Agron Shehaj beson tek fitorja e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.
Në takimet e tij elektorale dhe jo vetëm e ndjen që qytetarët e duan ndryshimin dhe beson se vota për Opozitën do jetë masive pavarësisht tentativave të shumta që qeveria ka ndërmarrë duke shkelur ligjin e përdorur çdo formë.
Në intervistën në studio me Beti Njuma në RTV Ora, Shehaj shton se qytetarët duhet të votojnë PD-ne me qëllim që pas 25 prillit ti kojnë dhe llogari sidomos për premtimet që ata kanë dhënë.
Agron Shehaj: Qytetarët kanë mundësi të votojnë PD-në e pas 25 prillit ti kërkojnë llogari asaj. Këta kanë vjedhur aq shumë, kanë përdorur ligjin, dhe kompanitë offshore.. Kanë lënë aq shumë gjurmë sa është e pamundur të mos i ndëshkosh. Qytetarët kanë mundësi të votojnë më 25 prill PD-në e ti kërkojnë llogari sidomos mbi ndëshkimin, anulimin e koncesioneve dhe transparencën mbi tenderat që janë dhënë në të kaluarën.
Shit blerja e votës? Si mund ta mbrojnë votën demokratët?
Agron Shehaj: “Është një rrezik që mund të ndodhë. Po marrim të gjitha masat që të mos ndodhë. Por unë jam i bindur se vota do të jetë masive. Qytetarët e kanë kuptuar se duhet të mendojnë për fëmijët e tyre që po largohen. Jam i bindur që vota do të jetë masive e PD do të fitojë, pavarësisht tentativave të shumta që qeveria ka ndërmarrë duke shkelur ligjin e përdorur çdo formë.
A ka arritur opozita e PD të krijojë një klimë fitoreje si ajo e 2005?
Agron Shehaj: Sipas PD-së po. Unë kudo që shkoj e kuptoj që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës nga Rama dhe mezi presen që PD të marrë pushtetin të zgjidhë problemet e tyre dhe të sjellë ndryshimin.
Sfida është për të bindur elektoratin gri?
Agron Shehaj: “Pikërisht për këta flas, elektoratin gri dhe elektoratin e majtë, se për demokratët Rama u ka ardhur në majë të hundës që ditën e parë. Më ndodh shpesh që më ndalojnë rrugës e më thonë që këtë herë do të votojnë PD-në.“
Takimet që bëj unë, nuk i ngjajnë shumë takime elektorale. Ata me të cilët takohem nuk më kërkon diçka personale për veten e vet, por çfarë zgjidhje kemi ne për Shqipërinë.
Nuk duan thjesht një rrotacion të zakonshëm, por duan një ndryshim të vërtetë. Të ndryshojnë mënyrën e qeverisjes, dhe qeveritarët që votojnë të mos u thonë nesër: Shqiptarët janë dembelë e të korruptuar por të punojnë për ta.
A ndiheni i privilegjuar që jenni i gjashti në listë?
Po ndihem shumë i privilegjuar.
Shehaj komenton mesazhin e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila i bën thirrje qytetarëve të mos votojnë persona me të shkuar kriminale.
Agron Shehaj: “PD nuk ka përfshirë kurrë persona me të shkuar kriminale, ndërsa Rama vazhdon ta bëjë pavarësisht paralajmërimeve. Jemi shumë të lumtur që ambasadorja e SHBA nuk është dorëzuar pavarësisht se nuk është dëgjuar nga kreu i PS-së dhe i këshillon qytetarët të mos votojnë personin e gabuar.