Shehi: Aq e dhunshme ndërhyrja e Ramës, saqë edhe Becchetti që është i hurit dhe litarit fiton gjyqin!
Dashamir Shehi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për bombën 110 milionë euro të Becchettit, të cilën duhet ta paguajnë qytetarët shqiptarë.
Shehi tha se Edi Rama është personi që i ka bërë presion në mënyrë të dhunshme Becchettit dhe se kemi të bëjmë me një mentalitet, ku lideri nuk pranon dot asnjë lloj kritike nga mediat.
“Personazhi që e bën këtë punë është Edi Rama, kjo nuk është as hera e parë dhe as e fundit. Do të shohim që ka shumë Becchetti. Rasti është shumë i shtrenjtë, se është 110 milionë, gati 1% e GPD-së.
Nuk kishim mbërritur kurrë në këto situata.
Jo vetëm për shumën e parave, por i gjithë mekanizmi, mënyra si thirret, si i bëhet presion. E dyta, ideja fikse që cdo zë kundër ta mbyllim dhe ta mbyllim me cdo cmim.
Ky Becchetti, televizioni cilësisht nuk ishte i keq, po punonin dhjetëra shqiptarë. Becchetti mund të jetë i hurit dhe litarit, por ai për të cilën akuzohet televizioni është idiotësi, nuk pranohet ideja e kritikës, që do të ketë media që nuk do të lavdërojnë, që do të shajnë.
Një njeri që nuk kapërcen këtë lloj mentaliteti, nuk ka lidhje me demokracinë.
E gjithë kjo frenezi për të mbyllur cdo gjë kundër, në mënyrë të dhunshme dhe të dukshme.
Aq e dhunshme është ndërhyja, sa edhe Beccheti personazhi i turbulluar fiton. Kjo ka krijuar një precedent të rrezikshëm, edhe për kompanitë e tjera. Tregon se ky shtet nuk ka siguri juridike”, tha Shehi.