Shehi: Incidentet në Elbasan, skenar i Edi Ramës!
Dashamir Shehi, Kryetari i LZHK-së, deklaroi sot se incidentet që ndodhen në Elbasan, qenë një skenar nga kryeministri Edi Rama.
“Militantët e Partisë Socialiste në Elbasan sot i vunë një damkë qytetarisë së këtij qyteti, pikërisht në Ditën e Verës, festën tradicionale të këtij qyteti, – shkroi Shehi. – Pasi provokuarn militantët e djathtë, përplasja verbale agravoi në grushte dhe sherr masiv.
Sot Rama në Elbasan duhet të jepte llogari për bandat që kanë pushtuar këtë qytet. Rama sot do duhej të jepte llogari për ata mijëra familje që shpresën e vetme për të siguruar bukën gojës sot në darkë kanë shitjen e ballokumeve, po nesër si do ta sigurojnë bukën, a mund të japë llogari Rama për këtë?!
Elbasani prej vitesh është peng i bandave dhe me 25 prill qytetarët elbasanas me votë do çlirohen nga grupet kriminale”, deklaroi Shehi.