Shehi: Në 8 vite ka sunduar korrupsioni dhe krimi. Të mos përsërisim gabimet e të shkuarës

Kryetari i LZHK, njëherësh edhe kandidat për deputet në listën e PD-së për qarkun Tiranë, Dashamir Shehi reagoi pas çeljes së fushatës elektorale ditën e enjte. Shehi kërkon mbështetjen e qytetarëve, sipas tij, për të sjellë ndryshimin.

”Dje nisëm zyrtarisht fushatën për betejën elektorale të 25 prillit, e cila do të jetë beteja jonë e radhës me objektiv integrimin e Shqipërisë në familjen e madhe Evropianë.

Sot, integrimi është më larg se kurrë, sepse pas 8 viteve sundim, korrupsioni dhe krimi janë në nivelet më të larta, liria e njeriut nuk është e garantuar, drejtësia është lehtësisht e manipulueshme dhe varfëria gjunjëzuan popullin shqiptar duke rikthyer eksodin masiv, këtë herë jo vetëm të krahut por edhe trurit.

Unë do të kandidoj në listën e PD+AN në Tiranë, me numrin 13, dhe ju ftoj të më mbështesni në këtë rrugëtim, të cilin do ta finalizojmë me fitore për Shqipërinë. Ju ftoj që përmes votës, të marrim në dorë fatin e vendit tonë dhe të mos përsërisim gabimet e të shkuarës. Ju ftoj të votoni nr. 13 në Tiranë”,-shkruan ai në facebook.

SHKARKO APP