Shehi: Në Shqipëri u merren lekët gjithë fukarenjve dhe u jepen 10 zengjinëve

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se Shqipëria kaloi nga komunizmi në një sistem të egër kapitalist.

“Në qoftë se edhe ato 5 lekë që fitohen do të kishin një shpërndarje më të drejtë…sepse kemi nga komunizmi dhe kemi kapitalizmin më të egër në Evropë. Këtu u mblidhen parat fukarenjve dhe u jepen 10 zengjinëve. Përtej këtij trishtimi, duke ia zhveshur edhe këtë komponent politik. Ku u propozua buxheti, bëra edhe këtë propozim që buxheti të jetë për herë të parë proaktiv”, tha Shehi

“Të bëjmë një fond për çiftet e reja. Këtu po ikin edhe mësuesit. Burrë dhe grua. Burrë dhe grua marrin 1 mln dhe do të blejnë një shtëpi. Më e lira shtëpi në periferi bën 50-60 mijë euro. Sa vite do t’i duhet këtij?”, shtroi pyetjen deputeti i opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?