Shehi në “Të Paekspozuarit”: Aeroporti i Rinasit u shit sa për një kioskë

Shehi në “Të Paekspozuarit”: Aeroporti i Rinasit u shit sa për një kioskë

Dashamir Shehi, deputet në Parlamentin e Shqipërisë ka qenë një nga deputetët që ka qenë kundër dhënies me koncesion të Aeroportit të Rinasit. Në emisionin “Të Paekspozuarit” Shehi ka dhënë një shifër që sipas tij është shumë e ulët. Ai tha se Aeroporti i Rinasit u shit sa për një kioskë, 48 milionë dollarë.

Deputeti i PS, Eduard Shalsi deklaroi se tashmë ka ardhur koha dhe është momenti i duhur që të kemi një aeroport të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ish-drejtoreshën e Aviacionit Civil Shqiptar Merita Xhafaj dhe për ekspertin Maskim Caslli, ky koncesion ka dhënë rezultatet e veta dhe se falë këtij koncesioni është rritur numri i pasagjerëve dhe janë ulur çmimet e biletava krahasuar me kohën para se të jepej me koncesion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koncesioni i Aeroportit të Tiranës, por edhe çmimi i biletave ka ngjallur debate në emisionin “Të Paekspozuarit” te Ylli Rakipit.

Ja një pjesë nga debati:

Eduard Shalsi: Shqipëria ka disa aeroporte. Po pse nuk ka aeroporte funksionale do të ishte pyetja me e saktë? Thelbi i diskutimit është që në fillim të viteve 2000 ishte bërë e domosdoshme ngritja e një aeroporti të ri. Kush do ta ndërtojë? Do ta ndërtojë shteti? Ku ka para shteti? Apo do të jepet me koncesion? Dhe u mor një vendim që të jepet me konesion. Pyetja që na lind me të drejtë është: A ishin kushtet më të mira të ofruara për Shqipërinë?

Dalim te një shqetësim i drejtë. Iu dha një ekskluzivitet, që u bë për të garantuar bankat që e kishin financuar dhe investitorin që do të merrte paret, pra çfarë do të thotë? Ti duke i dhënë ekskluzivitetin nuk lejon aeroport tjetër që të ardhurat të destinohen vetëm nëpërmjet aeroportit, pra pasagjerët të fluturojnë vetëm nga Rinasi. A ishte ky një vendim i drejtë? Unë këtë nuk di ta them. Di të them që sot duke i mëshuar Shqipërisë si destinacion turistik po bëhet e domosdoshme lejimi i një aeroporti të dytë, i cili mund të jetë në jug, Kukësi në veri që do të shërbente si kundërbalancë që të lejontëe kompanintë Lowcost apo kompani të tjera që të hynin në konkurrencë me Rinasin.Unë mendoj dhe them që në Shqipëri janë pjekur kushtet që të kemi një aeroport të dytë.

Dashamir Shehi: Unë jam i vetmi deputet që në vitin 2004 nuk kam qenë dakord me koncesionin, jo me koncesionin si princip, as për kompaninë, por për shifrën dhe për kushtet e kontratës. Ndihem fatlum se diskutimi është i shkruar dhe kam thënë: Po e shisni aeroportin sa një kioskë, bëhej fjalë për një shifer prej 48 milionë dollarë. Qeveria shqiptare ka marrë 48 milionë dollarë. Unë i thashë që aeroporti po shitej me një shifer qesharake. I gjithë biznes plani që ishte llogaritur mbi numrin e pasagjerëve për mua ishte llogaritur gabim. Ishte parashikuar që në vitin 2011 do arrinte 1 milionë dollarë. Në fakt ne mbërritëm që në vitin 2008 në 1 milionë dollarë. Sot jemi në 1 milionë e 800 mijë, pra shtetit te formula e koncesionarit shtetit shqiptar i mungojnë goxha para. Ky ka qenë pretendimi im i parë.

I dyti ka qenë puna e aeroporteve të tjera. Në projeksionin e turizmit, duke filluar që nga plani i parë i BB ka qenë një aeroport tjetër alternative në zonën e Delvinës, që ishin bërë edhe biznes plane. Kjo nuk u mor në konsideratë. Nisur nga kjo unë vendosa të votoj kundër dhënies së këtij koncesioni.

Të vimë të historia e biletës. Pse është kaq e shtrenjtë? Unë gjykoj që aeroporti këtu ka pjesën e vet. Por nuk është vetëm aeroporti, ky është një zinxhir hallkash, burokracish, taksash dhe abuzimesh tipike shqiptre, të cilat kanë sjellë që ne të paguajmë këtë lloj çmimi. Unë nuk jam dakord me ato çmime që thoni ju, 20 euro, 55 euro….

Ylli Rakipi: Në Spanjë fillojnë nga 4 euro

Dashamir Shehi: Këto janë rastësi

Ylli Rakipi: Nuk janë rastësi, është shërbim Lowcost. Është dokumentuar

Dashamir Shehi: Biletat janë 25% më të larta se Rajoni. Kjo është një shifer e konfirmuar.

Merita Xhafaj: Pjesa e kostos së biletave që të çon te aeroporti, ku aty janë tre aktorë kryesorë, është trafiku ajror, ANTA dhe shoqëritë ajrore. Dmth janë të tre këto elementë të cilët kanë kostot e tyre, shërbimet e tyre dhe rolin e tyre në të gjithë funksionin e aviacionit. Kontrata e koncesionit është njëri element. Unë do siguroja që kontrata e koncesionit është bërë në vitin 2004. Negociatat kanë filluar nga 2000 dhe kompania “Hoktiv” është zgjedhur me një procedurë tenderi të hapur ndërkombëtar. Në fazën e parë kanë ofruar 13 kompani nga të cilat janë përzgjedhur kompani. Kushti kryesor ishte që të kishin financimin. Ne nuk e kishim të sigurt burimin e financimit. Hapësirat janë brenda kontratës së koncesionit për t’u riparë. Unë ndihme mirë që drejtori i aeroportit shprehu që ka filluar një negociatë. Kushtet sot janë të ndryshme nga ato të 10 viteve më parë. Por të gjithë e dinë se ai aeroport ka funksionuar, që ne nga viti 2004 nga 645 mijë pasagjerë që kishte, në vitin 2014 janë 1 milionë 750 mijë pasgjerë dhe kjo është një arritje për shkak të kësaj kontratë koncesionare. Difektë ka, por realisht në të përgjithshme ka një pozivitet.

Maksim Caslli: Ju e paragjykoni kontratën. Kjo është një nga kontratat më të mira që everia shqiptare ka firmosur ndonjëherë dhe ta them pse.

Ylli Rakipi: Po qe e mira, prandaj është ky shtet kështu pastaj…

Maksim Caslli: Dakord, ky shtet kështu është sepse njerëzit janë të tillë që bëjnë këtë shtet. Kjo është kontratë e para, ligji e ka me 35 është bërë me 20 vjet. Përpara se të bëhej kjo si koncesion, ky tender kishte disa kompani të mëdhaja në Europë që kërkonin ta merrnin këtë aeroport. Pasi u bë tenderi për cudi nuk konkuruan këto. 4 kompani konkuruan, u zgjodhën 2 dhe u konkludua tenderi me 1. Kjo e fundit e cila është një kompani prestigjoze. Meqë tema ishte a janë rritur tarifat, shikoni si kanë qenë tarifat para aeroportit dhe si janë tani, janë ulur.

Ylli Rakipi: Me kë i krahasoni rënien e tarifave, me Shqipërinë e vitive 1980. Krahëso me Shkupin janë 3 herë më të larta, me Podgoricën…

Maksim Caslli: Unë po them pas koncesionit të aeroportit tarifat kanë rënë dhe arsyeja ka qenë ekonomike, u rrit trafiku sepse u realizua qellimi i koncesionit.

(marre me shkurtime)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?