Shehi: Nuk po prangosen politikanët e drogës,por arrestojmë Shukriun!
Fenomeni “Shukriu” është tema e diskutimit sot në emisionint “Tonight Ilva Tare”. Për deputetin e LZHK Dashamir Shehi, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili nuk përbën një rrezik nga ana penale.
“Ka zullmuqarë më të mëdhenj” tha Shehi, ndërkohë që theksoi se janë persona më të rrezikshme që nuk po arrestohen.
Dashamir Shehi: Shukriu nuk përfaqëson asnjë rrezik nga ana penale. Unë nuk do ta kisha arrestuar, sepse krimi që ka bërë është një turp. Kur ndërkohë kemi 4 ditë nuk arrestohet një person që i ka shitur drogë gjithë Europës. Ai që vrau policin këtu është arrestuar në Holandë. Nëse zullimi i Shqipërisë fshihet pas Shukriut është hipokrite. Ai e mori dënimin e vet, u largua nga bashkia. Ky njeri është përçmuar, mirpo gjithë shoqëria i gjithe zullumi nuk mund të fshihet pas Shukriut. Nuk është ky zullmuqari më i madh, ky është një aga i vogël i provincës që politika e ka çuar në atë karrigë që bashkë me mandatin t’i japin edhe një dashnore. Prandaj thashë që jemi shoqëri pak hipokrite.
KOHA JONË SONDAZH

