Shehi: PD shqetësohet vetëm të fshehë zullumet që ka bërë

Ai sot mund të quhet pa dyshim një “senator” i së djathtës, jo aq për jetëgjatësinë në politikë, por për mesazhet që përçon. Deputeti Dashamir Shehi deklaron se opozita e sotme shqetësimin më të madh jo për atë që do të ndodhë në të ardhmen, por për të mbrojtur zullumet e 8 viteve të saj të qeverisjes.

“Kjo është drama dhe defekti i kësaj politike shqiptare, sepse politikat duhet të jenë në një dialektikë normale, që do të thotë, kush ka humbur ka gabuar dhe duhet të shikojë përpara. Këtu ndodh çuditshëm. Se opozita e sotme ka shqetësim më të madh jo atë që do të ndodhë përpara, por si do të mbrojë atë që ka bërë vetë para 8 vitesh.

Dhe duket se opozita sot ka shqetësim më të madh jo atë që do të ndodhë përpara, por sesi do të mbrojë zullumet që ka kryer dhe këtu hyjnë tezat e gabuara politike, implikimet e disa personazheve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtu opozita nuk është për t’u mbrojtur nga zullumet e së kaluarës, por për të projektuar të ardhmen. E nesërmja nuk mund të ndërtohet me njerëzit e së djeshmes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha ka vetëm një kahje: të shkojë përpara dhe bashkë me kohën duhet të shkojnë njerëzit e rinj, idetë e reja, jo si ditëlindje por si ide”,- tha Shehi në një intervistë përtesheshi.com.

Sipas tij, opozita duhet të bëjë autokritikën se në çfarë u gabua, ku gabua dhe të ketë moralin për të kuptuar se këtë karrocë do ta drejtojnë kuaj dhe karrocierë të rinj, se me të vjetrit u humb njëherë dhe jo t’u projektojë shqiptarëve thjesht defektet që ka kjo mazhorancë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?