Shehi: Rama të ikë nga pushteti, pasi nuk ka më shtet. Kemi një grup të korruptuarish dhe kriminelësh

”Opozita ka 8 vjet që është gati për të ardhur në pushtet dhe sot më shumë se kurrë”, kështu thotë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, njëherësh edhe kandidat për deputet, i cili theksoi se nëse vjen një njeri normal në pushtet, do të jetë një mrekulli. ”Duket se po ikën Churchilli. Këtu po ikën dreqi se me ardh një normal do të jetë një mrekulli. Ky është i certifikuar, ky është një bllok politik. Ka 8 vjet. Edhe brenda nesh mund të mos ketë qartësi të përgjigjes. Zgjedhjet nuk gjykojnë të kaluarën. Ky njeri ka mbaruar”.

Sipas tij Rama sulmon opozitën dhe figurat e saj pasi nuk ka asnjë mjet tjetër dhe asnjë narrativë për të ardhur në pushtet. Shehi thekson se nga gropa që ka krijuar Rama me PPP do të duhen 20 vjet për t’i shlyer.

”Rama s’ka më mjete të tjera ai merret me figurat, këto figura kanë qenë edhe para 4 vjetësh por atëherë kishte timonin, tepsinë, tiganin. Hera e parë narrativa ishte gropa e Berishës, ndërkohë që ky ka lënë 3.6 mld PPP që do të na duhet 20 vjet për t’i larë. Tani nuk ka më me çfarë merret. Tani merret me mua. Unë kam ikur në ‘96 nga qeverisja. Na vjen turp për këtë qeverisje. Ne qenkemi rreziku? Largohemi ne të vjetrit bashkë me të, ndërkohë që ky është më i vjetër në politikë, ka që në ’98. Është 60 vjeç ai që bën estradë, po ngaqë bën klounin nuk e kuptojnë sa vjeç është. Ku ka rini në PS, është ky dhe një tufë kot, bosh”,-tha për ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, Shehi thekson se është shumë e rëndësishme që të largohet Rama nga pushteti, pasi nuk ka më shtet, por një grup të korruptuarish dhe kriminelësh. Ai i bëri thirrje votuesve që të shohin alternativat që kanë përballë dhe të votojnë. Sipas tij opozita nuk ofron shkëlqimin, por realitetin e shpresës për të shkuar drejt Europës.

SHKARKO APP