Shehi: S’mund të bësh eksperimente në politikë, hajde e ik
Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi është i mendimit se Sali Berisha tashmë duhet të largohet nga politika.
“Politika në Shqipëri në të mirë edhe në të keq e ka pasur Berishën. Ai që rri në politikë ka ego personale, grupe interesash, lavdinë, idenë “që kjo është e imja”. Po logjike është që këta njerëz duhet t’i lënë vendin gjeneratës së re. Historia ka një trend të vetin, ka një kah, i cili shkon në një drejtim të caktuar, është kahu i kohës”, tha Shehi për ‘Tema TV’.
Por a duhet të largohet pas më shumë se 25 viteve Berisha nga politikëbërja?
“Nuk mund të bësh eksperimente në politikë, hajde e ik. Edhe shprehja e urtë popullore thotë ‘më bëj edhe një herë nuse, se e di unë si nusëroj’, por jo më bëj për herë të tretë. Besoj se Berisha e ka kuptuar vetë që duhet të iki”.
Ndërsa i pyetur nëse PD-ja ka qenë demokratike, deputeti Shehi thotë ‘Jo’. Sipas tij, ajo ka qenë më afër socializimit.
“E djathta që kemi nuk është që t’i heqim tokën fshatarit e t’ia japim çifligarit. E djathta jonë nuk është që t’i bëjmë taksat zero, nuk ka qenë ndonjëherë kjo. Madje unë them se po ta marrim programin e PD-së të vitit 1992, kur isha edhe unë aty, ishte program i social-demokratëve. Nuk kishte lidhje me të djathtën, por me leninizmin”, tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

