Shehu: Çdo gjë është më keq se në fillim të pandemisë, Shqipëria duhet të bëjë 2500 teste në ditë

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu, kryeministri ëhstë zhdukur nga TV-të në lidhje me daljet e tij të pandemisë dhe nuk ka asnjë material të botuar në lidhje me këtë situatë.

Sipas Shehut, pothuajse asnjë nuk ka funksionuar në lidhje me luftën ndaj Covid-19 dhe çdo gjë është më keq se në fillim të pandemisë.

Tritan Shehu: Kryeministri është zhdukur, ai që ishte çdo ditë në media për pandeminë. Nuk ka asnjë material të botuar, vetëm një material që është përgatitur qysh në shkurt dhe që përfundoi deri në maj. Ndërsa sot, në këtë gjendje kaq të rëndë, nuk shoh asnjë strategji. Qeveria ka ndryshuar rol ,është kthyer në predikues. Roli i saj nuk është predikimi, por organizmi dhe zbatimi shëndetësor. Kjo ëhstë detyra e qeverisë.

Pothuajse nuk ka funksionuar asgjë. Fakti që çdo gjë është më keq se në fillim të pandemisë. Disa institucione shëndetësore janë kthyer në bomba biologjike. Shumë elementë shëndetësorë nuk u zbatuan, disa të tjera u penguan. Ne vazhdojmë që të jemi vendi i fundit në Evropë për testimi. Ne duhet të bëjmë minimalisht 2500 testime në ditë. Kjo ëhstë nevoja që ka Shqipëria sot. U bllokuan të gjitha laboratorët funksionalë, duke u çuar vetëm në 2 laboratorë. Në fakt duhej që të mbështeteshin të gjitha laboratorët e tjera që u bllokuan në mënyrën me ati-shkencore.

Shehu shtoi se sot nuk mund të aktivizohet mjeku i familjes pasi është i patrajtuar dhe se mungojnë masat reale nga ana e qeverisë.

Tritan Shehu: Mjeku i familjes u la jashtë loje dhe gjithçka iu la numrit 127. Edhe sot nuk mund të aktivizohet mjeku i familjes sepse do pajisje që ndërrohen disa herë në ditë. Po ashtu mjeku i familjes është i painstruktuar. Flitet për maska, që ne e kemi ngritur si çështje qysh në maj. Qeveria nuk u lutet njerëzve për maskat. Maskat kanë tipet e tyre dhe u siguron popullsisë, me një çmim të kontrolluar ose edhe gratis. Kështu ajo e kontrollon vënien e maskave dhe vë gjoba kur popullata nuk e vendos. Sot jemi shumë herë me keq dhe vazhdojmë pa masa reale dhe të vërteta, duke e çuar vendit drejt një periudhe paqartësie.

SHKARKO APP