Shehu: “Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur”, Komiteti në konfuzion, Ministria vë në dyshim testimet e saj

Vazhdojnë të shënohen shifra të larta të Covid-19 në vend, ku në 24 orët e fundit ka pasur 4 humbje jete dhe 83 raste të reja.

Duke u nisur nga kjo situatë që sa vjen e rëndohet, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu thekson se në këto kushte asistenca ndërkombëtare për përballimin e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri është mëse e domosdoshme.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Shehu thekson se në një kohë që pandemia e “Covid”-it është në përkeqësim, kryeministri Edi Rama është “zhdukur”, Komiteti në konfuzion, ndërsa Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testimeve të saj!

Swiss Digital Desktop Reklama

““Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur”, Komiteti në konfuzion, Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testimeve të saj!

Swiss Digital Mobile Reklama

Asistenca ndërkombëtare e domosdoshme në këto kushte, kur:

– Shifrat e pakta zyrtare për përhapjen e pasojat e Covid janë tej alarmit, jemi nën një mungesë transparence, pa strategji, me një Komitet që pas dy muajsh belbëzoi përdorimin e maskave, që deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen në “fazën e transmetimit komunitar” (të jashtë kontrollit)… jemi dhe me një Qeveri të paralizuar!

– Ndërsa Kryeministri ka “harruar” fjalën Covid kur pak muaj më parë ishte i “kudo e kurdo ndodhur” në betejën e tij të dështuar me tanke e avione, në vend të një strategjie inteligjente kundër një virusi, veçse duke terrorizuar qytetarët.

– Por “çuditë” pështjelluese nuk mbarojnë, ndërsa vazhdojnë të mbahen të bllokuara të gjitha laboratorët e vendit Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim besushmërinë e testimeve të saj, të vetmet të lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhënë një të tillë vetëm 70% e duke shpallur në këto kushte si strategji të mbrojtjes së spitaleve mos testimin e gjerë!!!!

Mos vallë ne vazhdojmë të përdorim akoma kitet kineze në PCR, kur kitet e reja perëndimore kanë sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po në imunologji, cilat janë kitet e vetme që përdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni përkatës?!

Në këto e të tjera kushte të rrezikshme tashmë në ekstrem duhet filluar menjëherë hartimi i një strategjie inteligjente e implementimi i saj, gjë e cila imponon një asistencë profesionale e logjistike ndërkombëtare të qëndrueshme në terren, mundësisht italiane, që nuk do të mungojë në qoftë se kërkohet”, shprehet Tritan Shehu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?