Shehu: Drejtoresha e Spitalit së Lushnjes, një ”mekanike”

Kreu i departamentit për Shëndetësinë në PD, Tritan Shehu ka denoncuar një shkelje dhe e ka quajtur abuzim emërimin në postin e Drejtoreshës së spitalit të Lushnjes, një zonjë e cila nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me sektorin e shëndetit. Me anë të një statusi në facebook, z.Shehu është shprehur se: “Një zonjë që ka mbaruar studimet e mesme për degën “mekanike” dhe ato të larta me korrespondencë për “ekonomi agrare” emërohet në prag pensioni në atë detyrë të vështirë”.

Për kreun e departamentit së PD-së zonja në fjalë nuk ka kualifikim e duhur për atë post, dhe ai vetë nuk e sheh të arsyeshme që një person me të tjera kualifikime të jetë në atë post drejtues.  “Në disa dekada punë të saj në poste e prefekturë, nuk gjen lidhje me sistemin shëndetësor. Unë nuk e di sa e aftë është ajo në profesionet e saja, por pa dyshim nuk plotëson kërkesat më minimale për të drejtuar një institucion shëndetësor, aq më shumë një spital”.

Sipas Shehut emërtime të tilla e kontraktojnë tërësisht kapacitetet teknike e njerëzore të spitalit dhe përgjegjës për këtë mbetet Ministria e Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Thirrja e Shehut është që në të tilla poste të vendosen ata që e meritojnë, ata që kanë kualifikimet e duhura dhe janë të përshtatshëm. Nga takimi me kolegët e tij në këtë spital, Shehu është shprehur se ka marrë pohime se emërimi i zonjës si Drejtoreshë ka ulur produktivitetin dhe besimin në radhë të parë tek stafi dhe më tej tek pacientët

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?